Ajo ka publikuar vlogun e saj të parë në kanalin zyrtar në YouTube, të titulluar “#01 Hey YouTube , it’s Selin !!! | DJ BTS”, duke u dhënë fansave një biletë ekskluzive në prapaskenat e projektit të saj më të fundit me Gimbon.
Në këtë video, Selin ka dokumentuar çdo detaj nga xhirimet e videoklipit të remix-it të hitit “DJ”, në bashkëpunim me DJ Gimbo, ku ajo vjen si protagoniste kryesore.
Përtej punës intensive dhe profesionalizmit në sheshxhirim, ajo që ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve është kimia e padiskutueshme mes dyshes.
Në vlog, balerina dhe DJ Gimbo shihen më pranë se kurrë: të qeshur si gjithmonë, plot energji, duke kërcyer dhe duke shijuar çdo moment lumturie pranë njëri-tjetrit gjatë xhirimeve të skenave të tyre të përbashkëta.




