Showbiz

Selena Gomez thotë se cigaret elektronike i kanë ndryshuar zërin

A24News
A24News
19.10.2026 · 1 min read
Selena Gomez thotë se cigaret elektronike i kanë ndryshuar zërin

Këngëtarja dhe aktorja 34-vjeçare tregoi në një postim në Instagram se së fundmi ka hequr dorë nga nikotina, duke pranuar se lënia e saj është e vështirë.

Gomez u bëri thirrje të tjerëve të shmangin cigaret elektronike, duke theksuar se, sipas përvojës së saj, ato nuk ia vlejnë, shkruan BBC.

Ajo u shpreh gjithashtu e lumtur që e ka ndërprerë përdorimin dhe shpreson të vazhdojë kështu. Më herët, artistja kishte folur edhe për ndryshimet në zërin e saj, duke përmendur se ndonjëherë i fryhet fyti nga brenda. Gomez, e cila vuan nga lupusi, kishte sugjeruar se kjo gjendje mund të ndikonte te kordat e saj vokale. Ndërkohë, zëri i saj është thelluar edhe me kalimin e moshës.

Sipas BBC-së, provat mbi efektet e cigareve elektronike po shtohen. Përdorimi i tyre është lidhur me probleme të frymëmarrjes, kollë, shqetësime dentare dhe gjumë të dobët, ndërsa efektet afatgjata ende nuk janë plotësisht të qarta.

Nikotina shkakton varësi, megjithëse cigaret elektronike mund të ndihmojnë duhanpirësit të lënë cigaret tradicionale.

A24News
A24News

The A24News editorial desk.

Comments (0)

  • Be the first to comment.

Related Stories