Pra bëhet fjalë për deklarata të padorëzuara deri më 31 Dhjetor 2024.
“Tatimpaguesit që kanë deklarata tatimore të padorëzuara për periudha deri më 31.12.2024 kanë kohë deri më 30 Qershor 2026 për t’i dorëzuar dhe për të përfituar nga fshirja e gjobave për mosdeklarim në afat.
Kujdes! Tatimpaguesit që nuk respektojnë afatin ligjor do të humbasin të drejtën për të përfituar nga kjo lehtësi e parashikuar në ligj”, thuhet në njoftim.
Me zbatimin e ligjit “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë”, bizneset, përveç faljes së gjobave për deklarim të vonuar, do të përfitojnë edhe falje të gjobave për një sërë shkeljesh të tjera administrative të vendosura automatikisht deri më 31 dhjetor 2024.




