Showbiz

Kush është Alba Fazlija, bukuroshja që përfaqëson Kosovën në Miss Grand International 2026?

A24News
A24News
27.09.2026 · 1 min read
Kush është Alba Fazlija, bukuroshja që përfaqëson Kosovën në Miss Grand International 2026?

Në një intervistë me shkrim për Prive By Liberta Spahiu, Alba ka rrëfyer më shumë për rrugëtimin e saj në botën e modelingut dhe pageantry, ambiciet personale dhe planet për të ardhmen.

Rrugëtimi i saj në këtë fushë ka nisur që në moshën 13-vjeçare, ndërsa me kalimin e viteve modeling dhe pageantry janë kthyer në një pjesë të rëndësishme të jetës së saj.

“Modelingun dhe pageantry i shoh si një mënyrë për të shprehur veten, personalitetin dhe ambicien time”, është shprehur Alba.

Një moment i rëndësishëm në karrierën e saj ishte pjesëmarrja në Miss Universe Kosovo 2025, ku u rendit First Runner-Up. Sipas saj, kjo eksperiencë i dha më shumë vetëbesim dhe e motivoi për të vazhduar rrugëtimin në botën e bukurisë dhe modelingut.

Një vit më vonë, Alba mban një tjetër titull të rëndësishëm. Si Miss Grand Kosovo 2026, ajo tashmë ndodhet në Tajlandë, ku po përfaqëson Kosovën në një prej skenave ndërkombëtare të pageantry.

“Jam shumë e lumtur që po e përfaqësoj Kosovën në një skenë ndërkombëtare”, ka deklaruar ajo.

Për Albën, kjo pjesëmarrje nuk është vetëm një garë për kurorën, por edhe një mundësi për të fituar eksperienca të reja, për të njohur kultura të ndryshme dhe për të çuar më tej karrierën e saj.

E përshkruar si një vajzë ambicioze, Alba thotë se synon të ndërtojë një të ardhme të suksesshme përtej pageantry. Planet e saj përfshijnë modelingun, fashion-in dhe median, ndërsa në të ardhmen synon të bëhet pjesë edhe e projekteve ndërkombëtare.

Për momentin, vëmendja e saj është e përqendruar në Tajlandë dhe në eksperiencën e Miss Grand International 2026, ku po përfaqëson Kosovën.

Nga një vajzë që nisi të merret me modeling që në moshën 13-vjeçare, Alba Fazlija tashmë është në një tjetër etapë të rrugëtimit të saj, këtë herë në një skenë ndërkombëtare.

A24News
A24News

The A24News editorial desk.

Comments (0)

  • Be the first to comment.

Related Stories