Ceremonia e nënshkrimit do të zhvillohet të hënën, më 21 shtator, në orën 12:00 me kohën lokale të Uashingtonit, në selinë e NASA-s.
Me nënshkrimin e marrëveshjes, Shqipëria do të bëhet vendi i 73-të që i bashkohet Marrëveshjeve Artemis, duke u përfshirë në një kuadër ndërkombëtar bashkëpunimi për eksplorimin dhe përdorimin paqësor të hapësirës.
Në ceremoni do të marrin pjesë ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, dhe ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, Ervin Bushati.




