Siç bën me dije policia e Kosovës, një 30-vjeçar u gjet i vrarë brenda një makine në fshatin Livoç i Ulët, ndërsa një 30-vjeçare u dërgua në Spitalin e Gjilanit pa shenja jete.
Ndërkohë një tjetër person mbeti i plagosur dhe u dërgua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të marrë ndihmën mjekësore.
Policia konfirmoi se autori u vetëdorëzua, ndërsa dyshohet se ai kishte lidhje familjare me viktimat.
Njoftimi i Policisë:
Sot, më 09.10.2026, rreth orës 14:25, Policia e Kosovës, përkatësisht Stacioni Policor në Gjilan, ka pranuar një informatë lidhur me të shtëna me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët, në Komunën e Gjilanit.
Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, si dhe dy prokurorë të Shtetit, me ç’rast është konstatuar se bëhet fjalë për një incident të rëndë, ku dyshohet se nga arma e zjarrit është vrarë një person i gjinisë mashkullore, rreth 30-vjeçar, i cili është gjetur brenda një veture. Po ashtu ne vendin e ngjarjes ka dal edhe Drejtori i DRP, Gjilan.
Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan është sjellë pa shenja jete një person i gjinisë femërore, rreth 30-vjeçare, e cila dyshohet se po ashtu është vrarë nga arma e zjarrit nga i njëjti i dyshuar.




