Natyrisht, e habitshme dhe agresore. Aspak si ato që historia na mësoi. Aspak nga ajo që ia përsosi largpamësve me talente të mëdha sekretin e pushtetit. Apo rëndësinë e tij! Andaj po zgjedh të flas në këtë formë dhe t’i qëndroj besnike dritëhijeve të dyshimeve që kam kokës.
Në kohët e sotme dhe specifiksht në Tiranën me dhe pa bashki, historia moderne ka zgjedhur protagonist ca kalkulues dembelë, që kënaqësitë e kësaj bote i përkthejnë me një aparat në dorë. Por a e deshifrojnë dot arsyen? Në mos vetë ata, kush do merret me këtë gjë? Po shohim bashkarisht se ç’po ndodh me këta kalkulues. Se si i depërtojnë materialet me simpati në çdo situatë të pa fisme: në informata instiktive ashtu dhe strategjike pa luks, por gjithnjë me femra rretheqark. Pa art të zgjedhur, por me uniformë spartanësh. Kushti është një dhe i vetëm.
Të bësh dashuri, si agjentët sovjetikë! Vetmitarë dhe arrogantë.
Por pse po ndodhen në Tiranë, të gjitha këto ngjarje? Këtë të gjorë, po e shohim të kacavirret në sorrolloj shtretërish Abedinësh. Të mendosh që dikur ishte zonjë e madhe, ë?
Por në djall, zonjat e mëdha.
Sidoqoftë, kjo mund të ishte gjëza më e shkurtër në botë, po aq sa një aparat në këto ditë.
Mjeti më kodues në çdo epokë ka qenë gjithnjë aparati. Specialiteti më sublim në çdo epokë, ishte të dije të zbërtheje sekretin.
Nëse kthehem në situatën aktuale, më ngjan e gjitha si një kod nazist. Spiunazhi dhe intimiteti, si dora e mbrapshtë e vdekjes.
Megjithatë, kjo histori tani po merr një kuptim. Në fillim mesazhet e komplotistëve dhe tani videot e artistëve. Çfarë kombinimi. Çfarë shahu. Tiranës që i ka humbur çdo shqisë, i jepet për lojëra dhe kjo është argëtuese.
Është e rëndësishme që ne dhe qeveria mos të harrojmë se pas çdo skandali, fshihet pjesa më e vështirë.
Të ruash sekretin! Fundi i këtij programi, nuk na duhet. Është më e lehtë kur nuk di fare gjë.
E, me aq sa kemi nxënë nga të kaluarat botërore, është se një aparat nuk mund të luaj më gjatë se sa një njeri. Asnjë aparat nuk mund të fitoj një luftë përballë njeriut. Sepse versionet false të qëmotit për disiplinë dhe hierarki, janë zhdukur. Dhe bashkë me to parimet dhe morali ynë. Në çdo shoqëri ekzistojnë njerëz që punojnë 10-të, 15-të, 20-të vjet për të ndërtuar diçka. Studiojnë. Punojnë. Humbasin gjumë dhe kohë me familjen. Përballojnë refuzime. Fillojnë nga zero. Ndërtojnë një emër dhe profesion. Ndërtojnë një vepër.




