Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50, në oborrin e banesës së familjes.
Babai, shtetasi B. A., 45 vjeç, ishte duke manovruar me mjetin bujqësor kur, në rrethana ende për t’u sqaruar, ka goditur aksidentalisht vajzën e tij të mitur.
Pavarësisht plagëve të marra, 3-vjeçarja ka humbur jetën.




