Aktualitet

Makina përmbyset pas përplasjes në aksin Lushnjë–Berat, 6 të plagosur, mes tyre 3 fëmijë

A24News
A24News
01.07.2026 · 1 min read
Makina përmbyset pas përplasjes në aksin Lushnjë–Berat, 6 të plagosur, mes tyre 3 fëmijë

Sipas drejtuesit të mjetit, i cili po udhëtonte në drejtim të Beratit, një automjet që lëvizte në kahun e kundërt i ka bllokuar korsinë. Në përpjekje për të shmangur përplasjen, ai ka devijuar djathtas, duke u përplasur fillimisht me një automjet të parkuar dhe më pas duke u përmbysur.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar të gjashtë personat që ndodheshin në automjet, mes tyre tre fëmijë. Të plagosurit janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, të gjithë të lënduarit ndodhen në gjendje të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

A24News
A24News

The A24News editorial desk.

Comments (0)

  • Be the first to comment.

Related Stories