Showbiz

Ina Aderi zbulon "vijnë e kuqe" në një lidhje: Çfarë nuk do të toleronte kurrë nga një mashkull?

E ftuar në emisionin "Më prit të dielën" me gazetarin Ermal Peci në MCN TV, Ina Aderi ka folur hapur mbi jetën e saj private dhe kriteret që ka për partnerin e saj të ardhshëm.

A24News
A24News
June 28, 2026 · 1 min read
Ina Aderi zbulon "vijnë e kuqe" në një lidhje: Çfarë nuk do të toleronte kurrë nga një mashkull?

Gjatë bisedës në studio, Ina ka treguar se ku ndan vijën e kuqe kur bëhet fjalë për kompromiset në një marrëdhënie dashurie. Ajo u shpreh prerazi se nuk do të pranonte kurrë një partner që tenton t'i ndryshojë identitetin ose t'i vendosë barriera lirie.

"Nuk do më pëlqente një mashkull që, në thelb, ka kufizimin e lirisë, të të ndryshuarit si personazh," tha ajo.

Gati për kompromise, por jo për të humbur veten

Edhe pse u shpreh e prerë kundër kontrollit, Ina tregoi se është mjaft tolerante dhe e hapur për dialog kur bëhet fjalë për mbarëvajtjen e përditshme të një lidhjeje:

Ajo u shpreh se është e gatshme të negociojë dhe të ndryshojë gjëra të vogla për hir të marrëdhënies, për partnerin dhe për veten e saj.

Advertisement

Ad space (horizontal)

Gjithçka ndalon nëse preken ëndrrat e saj. "Të heq dorë nga ëndrrat e mia dhe të ndryshoj komplet si personazh, jo," theksoi ajo.

Në mbyllje të deklaratës së saj, Ina dha edhe një mesazh të qartë për çdo partner potencial që mund të ketë problem me jetën e saj publike:

"Në momentin që ty të bezdis fakti që unë jam një personazh publik, atëherë mos u bëj me mua."

https://www.youtube.com/embed/zOBMgsOPeD0?showinfo=0

A24News
A24News

The A24News editorial desk.

Comments (0)

  • Be the first to comment.

Related Stories