E njohur për talentin e saj në fushën e blertë, Angela këtë herë ka treguar një anë krejtësisht tjetër, duke u shfaqur si një ikonë e vërtetë stili dhe elegance.
Në fotot e publikuara në Instagram, Angela duket mahnitëse e veshur me një fustan të gjatë e të shndritshëm me ngjyrë argjendi, i cili i thekson mjaft mirë elegancën e saj. Fustani me detaje korseje dhe një çarje elegante anësore kombinohet perfekt me flokët e saj të gjatë me rrudha natyrale dhe një grim të kuruar deri në detaje.
Krah saj në këtë natë speciale ka qenë partneri i saj, i cili ka zgjedhur një veshje më verore dhe unike, të kuruar me një këmishë të bardhë pa mëngë dhe pantallona të bardha, duke plotësuar pamjen e tyre si çift.
Përveç pamjes së tyre të kuruar, ajo që ka rënë në sy në këto imazhe është edhe makina luksoze e tipit Lamborghini Urus me ngjyrë të zezë dhe interior neon jeshil, me të cilën çifti ka udhëtuar drejt festës, duke i shtuar akoma më shumë shkëlqim dhe stil kësaj mbrëmjeje të rëndësishme




