Gjatë bisedës, Brikena u ndal te një deklaratë të mëparshme të Kejsit, e cila kishte thënë se te Brikena vlerëson mënyrën se si ajo e bën Mateon të ndihet.
Kejsi nuk kurseu fjalët e mira për Brikenën, duke e përshkruar si një vajzë të dashur, të kujdesshme dhe gjithmonë të gatshme për të ndihmuar.
"Briki, për të gjithë ata që nuk të njohin personalisht, është realisht shumë e dashur. Je shumë e kujdesshme dhe gjithmonë mundohesh të jesh pranë nesh. Të falënderoj shumë", u shpreh ajo.
Në një moment me nota humori, Kejsi u pyet nëse Brikena është xheloze. Ajo tha se nuk mund të flasë për Brikenën, por pranoi se vëllai saj, Mateo, është xheloz.




