Dhjetë persona ndodhen në kujdes intensiv, mes tyre edhe një vajzë 17-vjeçare, ndërsa shtatë prej tyre po luftojnë për jetën.
Kryeministri kroat Andrej Plenković mbërriti në Omiš dhe e cilësoi situatën si “një nga zjarret më të këqija të viteve të fundit”. Ai premtoi mbështetjen e qeverisë për Omišin dhe qarkun Split-Dalmaci për përballimin e pasojave të zjarrit.
Ndërkohë, Ministria e Turizmit dhe Bordi Kombëtar Kroat i Turizmit do të ndihmojnë turistët që u detyruan të largohen nga akomodimet e tyre për shkak të flakëve. Disa prej tyre, së bashku me persona të tjerë të evakuuar, janë strehuar në palestrën sportive të Omišit dhe në Gripe, në Split.




