Sport

Gol në "frymën e fundit", Brazili përmbys rezultatin ndaj Japonisë dhe siguron kualifikimin mes 16 skuadrave më të mira

A24News
A24News
29.06.2026 · 1 min read
Gol në "frymën e fundit", Brazili përmbys rezultatin ndaj Japonisë dhe siguron kualifikimin mes 16 skuadrave më të mira

Një gol në shtesë, i shënuar nga Gabriel Martinelli, ka dha fitoren 2-1 "seleçaos" ndaj Japonisë. Ishte një ndeshje me dy tablo, ky pjesa e parë foli për aziatikët, ndërsa e dyta për brazilianët. Sano zhbllokoi sfidën në minutën e 29-të, me një supergol, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Në fraksionin e dytë, Brazili u shfaq me një fytyrë tjetër dhe barazoi me Casemiron në minutën e 56-të. Golin e përmbysjes dhe të kualifikimit e shënoi Gabriel Martinelli në minutën e 95-të, pas një asisti të marrë nga Guimaraes. Në raundin e 1/8-ve, Brazili do të përballet me fituesin e Bregu i Fildishtë-Norvegji.

A24News
A24News

The A24News editorial desk.

Comments (0)

  • Be the first to comment.

Related Stories