Sipas tij, mbështetja e akademikëve, shkencëtarëve dhe ekspertëve të njohur përfaqëson një bashkim të rëndësishëm të zërit të elitës shqiptare me atë të të qytetarëve që protestojnë.
“Partia Demokratike e Shqiperise e cila ka mbështetur dhe mbështet plotësisht protestën rinore qytetare dhe kërkesat e saj vlerëson lartë dhe mbështet plotësisht letrën e 260 personaliteteve të shquara shqiptarë në botë shkencëtarëve, akademikëve, profesorëve ekspertëve të mirënjohur të fushave të ndryshme, mbështetjen e plotë që ata u japin kërkesave të lëvizjes më të fuqishme rinore qytetare në historinë e vendit”, thekson PD-ja.
Berisha e cilëson këtë mbështetje si një thirrje për të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, që të rreshtohen krah lëvizjes rinore.




